Vrau kryepolicin e Shkodrës, arrestohet në Gjermani Genc Tafili - Gazeta Express
string(61) "vrau-kryepoliin-e-shkodres-arrestohet-ne-gjermani-genc-tafili"

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2022 12:31

Vrau kryepolicin e Shkodrës, arrestohet në Gjermani Genc Tafili

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2022 12:31

Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari në Shkodër në vitin 2000, është arrestuar nga policia gjermane. Tafili u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha në 7 nëntor të vitit 2017, pas 17 vitesh pas hekurave për vrasjen e Zylyftarit.

Ai la qelinë kur i kishin mbetur edhe tetë vite pa kryer nga dënimi.  Pas lirimit ai u largua nga Shqipëria. Por, në maj të 2021, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxhës duke kërkuar rikthimin e tij në burg.