Vrau kolegun brenda fabrikës ku punonin, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në SHBA - Gazeta Express
string(78) "vrau-kolegun-brenda-fabrikes-ku-punonin-arrestohet-48-vjecari-shqiptar-ne-shba"

Vrau kolegun brenda fabrikës ku punonin, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në SHBA

Ballina

Gazeta Express

14/08/2022 19:39

Policia amerikane ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, Astrit Bushi, pasi akuzohet për vrasjen e kolegut të tij.

Sipas Detroit News, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 gusht në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së, ku Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikë.

Lexo Edhe:

Sherifi i Policisë së qarkut Oakland, Michael Bouchard tha në një njoftim për shtyp se Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj. Ndërkohë shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë drejt krimit të rëndë.