Vrau gruan e sajoi grabitjen, psikiatri grek: Kafshë dhe naiv, mendoi se kreu krim të pazbulueshëm - Gazeta Express
string(95) "vrau-gruan-e-sajoi-grabitjen-psikiatri-grek-kafshe-dhe-naiv-mendoi-se-kreu-krim-te-pazbulueshem"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 14:54

Vrau gruan e sajoi grabitjen, psikiatri grek: Kafshë dhe naiv, mendoi se kreu krim të pazbulueshëm

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 14:54

Psikiatri grek Dimitris Souras e ka përshkruar Babis Anagnostopulos, pilotin që i mori jetën bashkëshortes së tij britanike, një antagonist naiv që besoi se kreu një krim të pazbulueshëm.

“Ai është një antagonist…arriti të kryente ato veprime pa emocion apo pendesë, një personalitet i lindur për krim. U tregua naiv dhe besoi se kishte kryer një krim të pazbulueshëm.”

Lexo Edhe:

Drejtorit i Klinikës Psikiatrike të spitalit Metropolitan tha se sjellja e pilotit 32-vjeçar ishte kafshërore.

“Ai po luante një rol të qelbur, është kafshë, me gjithë respektin që kam për kafshët.”

Psikiatri theksoi gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me një krim të çastit, apo një “errje sysh” të momentit. Nëse ky do të ishte raste, sipas tij, Anagnostopulos do të ishte rrëfyer prej kohësh.

“Nëse ky do të ishte një krim i momentit, autori do të pendohej menjëherë, do të bërtiste, do të kërkonte ndihmë, do të thërriste policinë. Ai e mbyti qenin për të pasur një alibi më shumë ”.

I pyetur nëse mendon se 32-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor, Souras e hodhi poshtë si mundësi.

“Të sëmurët mendorë nuk kanë aftësi të organizojnë asgjë, ata vrasin në irracionalitetin e tyre.”