Vrau bashkatdhetarin për borxhin, burg për shqiptarin në Angli - Gazeta Express
string(61) "vrau-bashkatdhetarin-per-borxhin-burg-per-shqiptarin-ne-angli"

Vrau bashkatdhetarin për borxhin, burg për shqiptarin në Angli

Shqiperi

Gazeta Express

21/09/2023 21:38

Një shqiptar që vrau bashkëatdhetarin e tij në Angli pas një konflikti nëntorin e vitit të kaluar është dënuar nga drejtësia britanike.

Mediat angleze shkruajnë se Shpend Hakli vrau Sazan Bakon, pasi pretendonte se i vëllai i viktimës i kishte një borxh prej rreth 20 mijë paundësh.

Lexo Edhe:

Ai ka dëshmuar se kishte takuar viktimën së bashku me të vëllanë në një rrugë në Strood Henerik kur Hakli kishte goditur në fytyrë Sazan Bakon.

Sherri mes shqiptarëve u filmua nga kamerat e sigurisë dhe pas konfliktit, vëllezërit Bako u larguan.

Pasi mbërriti 35-vjeçari bëri dush dhe u shtri por nuk arriti që të zgjohej më, pasi sipas ekspertizës mjekoligjore Bako pësoi një dëmtim të rëndë të trurit, që rezultoi fatal.

Ndërkohë që 38-vjeçari, i cili ndodhet në paraburgim, u dënua për vrasje nga pakujdesia dhe pritët që të marrë dënimin pas plotësimit të procedurave.