Vrau 2 vëllezër në Durrës dhe grabiti në Rinas, policia ofron shpërblim për “kokën” e Talo Çelës - Gazeta Express
string(93) "vrau-2-vellezer-ne-durres-dhe-grabiti-ne-rinas-policia-ofron-shperblim-per-koken-e-talo-celes"

Vrau 2 vëllezër në Durrës dhe grabiti në Rinas, policia ofron shpërblim për “kokën” e Talo Çelës

Gazeta Express

07/07/2020 15:25

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vënë në dispozicion të kujtdo që jep informacion për arrestimin e Talo Çelës, një shumë prej 10 mijë Eurosh.

Talo Çela, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Lexo Edhe:

Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia.

Për çdo informacion që i shërben kapjes së këtij personi, qytetarët të telefonojnë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt.