Vrasjet e grave, Hoti: Institucionet duhet të reagojnë, drejtësia të shqiptojë dënimet maksikmale - Gazeta Express
string(94) "vrasjet-e-grave-hoti-institucionet-duhet-te-reagojne-drejtesia-te-shqiptoje-denimet-maksikmale"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:55

Vrasjet e grave, Hoti: Institucionet duhet të reagojnë, drejtësia të shqiptojë dënimet maksikmale

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:55

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Pejë, ku Gjyljeta Ukella dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Hoti u ka bërë thirrje institucioneve të reagojnë, derisa ka thënë se drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksikmale për këto akte të shëmtuara, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Institucionet duhet të reagojnë duke parë situatën e tmerrshme që është duke ndodhur për vrasjet ndaj grave. Edhe një tjetër vrasje brenda 4-5 ditëve është e patolerueshme dhe drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksikmale për këto akte të shëmtuara. Shoqëria duhet të këndellet dhe institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar sidomos për rastet që kërkojnë ndihmën e shtetit.  Reflektim dhe përgjegjësi nga të gjitha hallkat shtetërore”, ka shkruar Hoti.