string(95) "vrasjet-e-bujshme-media-greke-bandat-shqiptare-urdherojne-nga-burgjet-jane-te-lidhura-me-police"

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2023 10:21

Vrasjet e bujshme, media greke: Bandat shqiptare urdhërojnë nga burgjet, janë të lidhura me policë

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2023 10:21

Media greke to vima në një artikull kushtuar hetimeve mbi krimin e organizuar shqiptar në Greqi, shkruan se pesë banda shqiptare që ndodhen pas hekurave në Greqinë Qendrore dhe Jugore dyshohet se janë përgjegjëse për sulmet e përgjakshme që po ndodhin muajve të fundit në Athinë.

Sipas mediave greke, në disa prej bandave janë përfshirë edhe oficerë policie. Shkak i sulmeve kriminale janë prishja e pazareve të drogës dhe të ardhurat e përfituara nga kokaina nga shtëpitë publike apo klubet e natës.

Objektivi kryesor i rreth 15 sulmeve kriminale të ndodhura në periudhën e fundit është kontrolli i trafikut të kokainës dhe heroinës në streha të ndryshme të kryeqytetit dhe në radhë të dytë të ardhurat nga shtëpitë publike, klubet, por edhe mbrojtja në bare, kafene etj.

Sipas “To Vima”, policia greke mendon se sulmi në Nea Smyrni ku u vranë Kreshnik Cercizaj nga Vlora dhe Armando Ogranaja nga Tirana, ka lidhje me vrasjen e 32 vjeçarit Ari Papa nga Saranda në një kafene në Sepolia ne maj 2021, pa përjashtuar mundësinë që të jetë i njëjti vrasës.

“Për më tepër thuhet se ka prova që mund të tregojnë se shumë nga sulmet e tanishme kriminale vijnë nga kriminelët shqiptarë shumica e të cilëve mbeten të burgosur, të cilët ishin të lidhur me një bandë të madhe shqiptare qendrore që vepronte nga 2004-2008 në qendër të Athinës dhe gjetkë dhe ishte përgjegjës për 11 vrasje.

Sipas Oficerëve të EL.AS. ka edhe “video” të mafiozëve shqiptarë në Athinë duke demonstruar kallashnikovë, përplasje me policët e DIAS-it, ndërsa disa prej tyre shfaqen si truproja të këngëtarëve të rinj të huaj të muzikës.

Madje në një nga këto “videoklipe” ata kërcënojnë policët duke thënë se “e dinë se ku jetojnë”.

Sipas tyre, janë aktive 15 organizata kriminale qendrore të Shqipërisë dhe “degët” e tyre, të cilat kanë lidhje me trafikun e kokainës (ky aktivitet lidhet me shumicën e vrasjeve në Greqi) me Ndraghetën dhe Camoran në Itali dhe me rrjete kriminale në Kolumbi, Marok, Santo Domingo, Spanjë dhe gjetkë. Përveç kësaj, në trafikun e heroinës ata kanë kontakte me mafian italiane të Pulias.

Shërbimet kompetente të Katekakit në Greqi raportohet se tashmë kanë hartuar degët dhe drejtuesit e mafies shqiptare.

“To Vima” shkruan se një nga grupet kriminale është ajo që operoi në vitet 2005-2008 në Agio Pantaleimona, Kolono, Metaksurgio etj, ku një nga figurat kryesore të saj është Klodian L. (Klodian Lekocaj), i cili akuzohet se ka drejtuar në burgje një grup prej 20 anëtarësh, të cilët janë përgjegjës për disa ngjarje si sulmi i përgjakshëm në Mikrolimano në 2014, vrasjen e një 44 vjecari në të njëjtin vit në Metaksurgio dhe sulmin e përgjakshëm ndaj një avokati në Penteli.

I njëjti grup ka ekzekutuar avokatin Mixali Zafiropoulo në 2017, 3 shqiptarë në burg, i ka vendosur gjobë ish ministrit dhe avokatit Dimitri Tsovola, është përfshirë në grabitje e trafik droge dhe ka ekzekutuar një rom grek 39 vjeç në 31 korrik 2022. Policia greke nuk përjashton mundësinë që i njëjti grup të fshihet pas sulmeve ndaj 32 vjecarit Aristidhi P. (Ari Papa) në qendër të Athinës e që më pas u ekzekutua në Sepolia. Ky i fundit ishte ish pjesëtar i këtij grupi, konkretisht të Agio Pantaleimonas. /Gazeta Express