Vrasje sikur në filma, vazhdon dhuna nga Karteli i Sinaloas në Meksikë - Gazeta Express
string(69) "vrasje-sikur-ne-filma-vazhdon-dhuna-nga-karteli-i-sinaloas-ne-meksike"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 22:06

Vrasje sikur në filma, vazhdon dhuna nga Karteli i Sinaloas në Meksikë

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 22:06

El Chapo mund të jetë futur në burg përjetë, por anëtarët e Kartelit të Sinaloas, që dikur drejtohej prej tij, vijojnë luftën e përgjakshme për territor dhe kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës në Meksikë.

Më 19 qershor, mediat meksikane raportuan për 3 trupa gjysmë të zhveshur dhe me kokën e mbuluar, të varur në Fresnillo. Autoritetet besojnë se pas vrasjes janë pjesëtarë të Kartelit të SInaloas, pasi u ranë në dorë pamje filmike ku ata dukeshin teksa merrnin në pyetje pjesëtarë të Kartelit Jalisco Nueva Generacion. Kjo organizatë, e drejtuar nga Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, ka shtrirë kontrollin në 35 shtete të Meksikës dhe në Puerto Rico.

Lexo Edhe:

Policia tha se tek secili trup ishte lënë nga një mesazh, njëri ishte varur prej këmbëve, ndërsa dy të tjerët nga koka. Të paktën njëri prej tyre ishe i mitur.

Lufta e dhunshme e bandave shpërtheu tetorin e vitit të kaluar, kur kreu i Kartelit të Sinaloas, Ismael “El Mayo” Zambada, u zotua se do të merrte nën kontroll të gjithë territorin, të cilin e pretendon edhe Jalisco. Ai mori drejtimin e organizatës pasi El Chapo u dënua përfundimisht, por ndihmohet edhe nga djemtë e trafikantit famëkeq. Kulmi i përleshjeve të përgjakshme u arrit në janar, kur 250 persona janë masakruar brenda një muaji, ndërsa në Meksikën perëndimore, vitin e kaluar humbën jetën 2938 persona për shkak të konflikteve mes bandave.