Vrasje në Viti, policia jep detaje - Gazeta Express
string(33) "vrasje-ne-viti-policia-jep-detaje"

Vrasje në Viti, policia jep detaje

Gazeta Express

15/11/2020 12:33

Policia njofton për një vrasje në fshatin Biniq të Vitisë.

Për shkak të plagëve të marra, viktima mashkull ka ndërruar jetë në spital në Prishtinë.

Lexo Edhe:

I ndjeri ka ndërruar jetë dje, ndërsa lëndimet trupore i ka marrë më 7 nëntor.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE/Fsh. Biniq, Viti 07.11.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, viktima e rastit mashkull kosovar në Spitalin e Prishtinës, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar e as për motivet që kanë mundur ta shkaktojnë këtë vrasje. /Gazeta Express/