Vrasje në Tiranë, një person gjendet i qëlluar me thikë - Gazeta Express
string(54) "vrasje-ne-tirane-nje-person-gjendet-i-qelluar-me-thike"

Gazeta Express

02/10/2025 20:47

Vrasje në Tiranë, një person gjendet i qëlluar me thikë

Gazeta Express

02/10/2025 20:47

Një person rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Babrrusë në Kamëz.

Dyshohet se viktima ka plagë me thikë në trup.Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia.“Kamëz/Informacion paraprakRreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.“-njofton policia.