Vrasje në tentativë në Prizren - i plagosuri jashtë rrezikut për jetë, i dyshuari arrestohet - Gazeta Express
string(89) "vrasje-ne-tentative-ne-prizren-i-plagosuri-jashte-rrezikut-per-jete-i-dyshuari-arrestohet"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 11:09

Vrasje në tentativë në Prizren – i plagosuri jashtë rrezikut për jetë, i dyshuari arrestohet

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 11:09

Një person është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri për motive të panjohura.

Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

“Prizren / 06.03.2025 – 01:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Njësitet policore te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, 2 karikator, 7 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement