Vrasje në tentativë në Podujevë, dy persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri, arrestohen dy të dyshuar - Gazeta Express
string(108) "vrasje-ne-tentative-ne-podujeve-dy-persona-te-lenduar-nga-te-shtenat-me-arme-zjarri-arrestohen-dy-te-dyshuar"

Lajme

Gazeta Express

04/01/2026 22:34

Vrasje në tentativë në Podujevë, dy persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri, arrestohen dy të dyshuar

Lajme

Gazeta Express

04/01/2026 22:34

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 20:30 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.

Ajo konfirmoi për Express se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, “nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar”.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti, informoi Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, shtoi ajo.

*Foto e lajmit është ilustrim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement