Vrasje në tentativë me shkop druri në Drenas, arrestohen dy persona - Gazeta Express
string(66) "vrasje-ne-tentative-me-shkop-druri-ne-drenas-arrestohen-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 11:09

Vrasje në tentativë me shkop druri në Drenas, arrestohen dy persona

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 11:09

Një person është lënduar rëndë mbrëmë në Drenas, pasi është goditur me shkop druri në kokë.

Policia thotë në raportin 24-orësh se ai po merr trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

“Drenas 21.06.2025-20:38. Raportohet se viktima m/k ishte dërguar në tretman mjekësor në QMF Drenas e më pas në QKUK pasi që, i njëjti kishte lëndime nga goditja me shkop druri në kokë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar  dhe me vendim të prokurorit  dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

*Fotografia është ilustrim