Vrasje në Durrës, qëllohet me thikë në zemër një 34 vjeçar - Gazeta Express
string(57) "vrasje-ne-durres-qellohet-me-thike-ne-zemer-nje-34-vjecar"

Vrasje në Durrës, qëllohet me thikë në zemër një 34 vjeçar

Gazeta Express

19/09/2020 16:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një burrë është qëlluar me thikë në zemër një 34 vjeçar.

Ai është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe është gjetur i vdekur te shinat e trenit. Edhe pse ambulanca e ka marrë menjëherë trupin dhe e ka dërguar në spital, ka qenë shumë vonë që ai të mbijetonte.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërkohë pritet njoftimi i policisë për të zbardhur më shumë detaje.

Lexo Edhe:

Ndërkohë edhe mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit ndodhi një ngjarje e rëndë ku një person mbeti i vdekur dhe 2 të tjerë u plagosën pas një sherri për arsye banale.

I vdekur mbeti Armando Baboçi, 39 vjeç, ndërsa të plagosur mbetën djali i tij Erald Gjini 19 vjeç dhe një person tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.