Një 51-vjeçar u vra me thikë në shtëpinë e tij në Durrës, në një pallat në lagjen nr. 12. Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj.
Trupi i tij i pajetë u gjet nga nipi i tij, i cili hyri në apartament dhe pa 51-vjeçarin të shtrirë përtokë pa shenja jete. Ai njoftoi menjëherë policinë.
Nga hetimet e para, policia thotë se vdekja e Valbon Beqirajt nuk ka ardhur nga shkaqe natyrale por si pasojë e goditjes me një mjet prerës.
Ai ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa nuk rezulton person me të shkuar kriminale.
Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe për të identifikuar e kapur autorin.