Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj te enjteje në qendër të qytetit të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake mësohet se autor të ngjarjes kanë qenë dy persona, të veshur me te zeza që lëviznin me motomjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa nuk dihen rrethanat e këtij atentati. /Top Channel