Të shtëna me armë zjarri raportohen në Milot, mbrëmjen e kësaj premteje.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se dy persona janë plagosur rëndë.
Në sallën operative të policisë është njoftuar për të shtëna me armë zjarri.
Dy të plagosurit janë Klevis Preçi dhe Ylli Brahimi.
Ende nuk dihen motivet, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje.