Vrasje makabre në Korçë, burrit i pritet koka me sëpatë - Gazeta Express
string(54) "vrasje-makabre-ne-korce-burrit-i-pritet-koka-me-sepate"

Gazeta Express

28/01/2020 14:35

Vrasje makabre në Korçë, burrit i pritet koka me sëpatë

Gazeta Express

28/01/2020 14:35

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak momente më parë në qytetin e Korçës.

Një person është goditur me sëpatë dhe si pasojë ka gjendur vdekjen.

Viktima është identifikuar si Dashnor Osmani, i cili punonte si shitës bananesh, dhe dyshohet se i kanë prerë kokën me sëpatë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tepër detaje rreth kësaj tragjedie.