“Vrasja nga pakujdesia” e  27 vjeçarit në Lipjan, Osmani: Zyrtarët që mund ta kenë shkelur ligjin të vihen para drejtësië pa vonesë - Gazeta Express
string(126) "vrasja-nga-pakujdesia-e-27-vjecarit-ne-lipjan-osmani-zyrtaret-qe-mund-ta-kene-shkelur-ligjin-te-vihen-para-drejtesie-pa-vonese"

Gazeta Express

08/07/2025 18:09

“Vrasja nga pakujdesia” e  27 vjeçarit në Lipjan, Osmani: Zyrtarët që mund ta kenë shkelur ligjin të vihen para drejtësië pa vonesë

Gazeta Express

08/07/2025 18:09

Presidentja Vjosa Osmani, sapo ka bërë një reagim publik për vdekjen tragjike të Agon Zejnullahut në Lipjan. Teksa ka bërë thirrje për hetim profesional e të pavarur, Osmani thotë se “secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë”.

Ajo shkruan se “askush nuk është mbi ligjin”.

Reagimi i plotë:

Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.

Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin.