Artan Behrami, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Lipjan, ku një 27 vjeçar ka vdekur në rrethana të paqarta derisa është arrestuar nga pesë zyrtarë policorë, duke deklaruar se brutaliteti i policisë, varet nga agresiviteti i atyre që e udhëheqin shtetin.
Behrami theksoi se këto shenjta brutaliteti i kemi parë para disa ditës para Kuvendit, duke kujtuar sjelljen agresive të ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ndaj një qytetari.
Deputeti ka shkruar edhe se, vrasja e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahut s’është aksident, porse është produkt i brutalitetit të këtij pushteti.
Postimi:
Brutaliteti i Policisë në një shtet varet nga agresiviteti i atyre që e udhëheqin.
Ditë më parë, para Kuvendit të Kosovës, patëm shenja të këtij brutaliteti, të cilat u relativizuan në tallje.
Sjelljen agresive të ish-Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ndaj një qytetari, e shpërfaq më së miri brutalitetin, i cili ushqehet nga lart-poshtë.
Vrasja e Agon Zejnullahut nuk është aksident: është produkt i brutalitetit të këtij pushteti.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...