Rreth 1 km nga vendi i ngjarjes është gjetur e djegur një makine e cila dyshohet se është e autorëve që kanë ekzekutuar mëngjesin e sotme 27-vjeçarin Gjin Ndoji Boriçi.
Dyshohet se ai është ekzekutuar për gjakmarrje, pasi viktima rezulton me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit.
Trupi i të riut nga Shkodra u gjet pak metra larg mjetit të tij, tip “BMW”, që e kishte marrë me qira para disa ditësh.
Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori, apo autorët.