Vrasja në Prizren, Prokuroria jep detaje: I nxitën qentë në përleshje, patën fjalosje të shkurtër - Gazeta Express
string(94) "vrasja-ne-prizren-prokuroria-jep-detaje-i-nxiten-qente-ne-perleshje-paten-fjalosje-te-shkurter"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 9:34

Vrasja në Prizren, Prokuroria jep detaje: I nxitën qentë në përleshje, patën fjalosje të shkurtër

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 9:34

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje për rastin e rëndë që ka ndodhur në Prizren dy ditë më parë, ku një person mbeti i vrarë.

Në komunikatë thuhet se i dyshuari e ka goditur viktimën me thikë ‘‘duke shfrytëzuar besimin’’ dhe ‘’në mënyrë dinake’’.

Po ashtu, nga prokuroria bëhet e ditur se i dyshuari dhe viktima fillimisht i kanë nxitur qentë e tyre në një përleshje.

Komunikata:

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për vrasje të rëndë

Prizren, 12 Gusht 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit E.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.4, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 10.08.2025 rreth orës 20:30min në lagjen “Tusuz” në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra. Me këto veprime E.B., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i njëjti ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.