Vrasja në Prezë/ Viktima u qëllua disa herë. Autorët nuk lanë asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2020 21:37

Vrasja në Prezë/ Viktima u qëllua disa herë. Autorët nuk lanë asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2020 21:37

Asnjë gëzhojë plumbash nuk është gjetur në vendin ku u vra me armë zjarri pasditen e sotme 71 vjeçari Abdullah Budlla.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45 minuta në zonën e Prezës në rrethinat e Tiranë.

Fakti që ai është qëlluar nga një makina në lëvizje, ngrenë dyshime se gëzhoja kanë rënë brenda mjetit të autorëve të krimit.

Viktima është qëlluar disa herë me plumba duke i shkaktuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Budlla u vra fare pranë makinës së tij, të cilën e përdorte edhe si taksi, i pa licencuar.