Vrasja në Pejë, Blerim Latifi: Gjaku i grave do t'i shkurtojë edhe më shumë ditët e sundimit të burrave - Gazeta Express
string(100) "vrasja-ne-peje-blerim-latifi-gjaku-i-grave-do-ti-shkurtoje-edhe-me-shume-ditet-e-sundimit-te-burrave"

Vrasja në Pejë, Blerim Latifi: Gjaku i grave do t’i shkurtojë edhe më shumë ditët e sundimit të burrave

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:43

Analisti Blerim Latifi ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukella në Pejë.

Ai e ka lidhur me një rregull nga kohët e moçme: sa më shumë që lëkunden themelet e një sundimi, aq më brutale bëhen sjelljet e tij ; pasi ka humbur autoritetin, sundimi përpiqet të mbahet në këmbë përmes dhunës.

Lexo Edhe:

“Është një rregull e njohur që nga kohët e moçme: sa më shumë që lëkunden themelet e një sundimi, aq më brutale bëhen sjelljet e tij ; pasi ka humbur autoritetin, sundimi përpiqet të mbahet në këmbë përmes dhunës. Sepse, siç argumenton Arendt, dhuna është përpjekje e dëshpëruar për të kompensuar autoritetin e humbur.”

Latifi ka thënë se ky rregull vlen edhe për sundimin e burrave mbi gratë.

Ai ka shtuar se rënien e këtij sundimi nuk do ta ndalojë as gjaku i grave, por do t’i shkurtojë edhe më shumë ditët e këtij sundimi.

“Sigurisht se kjo rregull vlen edhe për sundimin e burrave mbi gratë. Dhuna dhe vrasjet e grave nga burrat e tyre në Kosovë janë pasojë strukturore e rënies rapide të këtij sundimi.  Dhe këtë rënie nuk do të mund ta ndalojnë dot as qetapet e mykura, as kanunet egershane, as mitet e sajume ndër shekuj për ta legjitimu e mirëmbajtë këtë sundim. As gjaku i grave të vrara. Përkundrazi, ky gjak do t’ia shkurtojë edhe më shumë ditët këtij sundimi.”