Dalin detaje të reja nga vrasja në fshatin Manati pak kilometra larg nga Lezha. Autori i cili është vetëdorëzuar pak minuta pas krimit në polici, është 16-vjeçari Florian Përvathi.
Bëhet fjalë për një krim për gjakmarrje. Mësohet se babai i Florian Përvathi është vrarë rreth 10 vite më parë pas një konflikti me vëllain e viktimës së sotme, Lekë Gjonaj. Lekë Gjonaj i cili mbeti viktimë ishte 60 vjeç.