Vrasja në Gjirokastër, arrestohet autori - Gazeta Express
string(39) "vrasja-ne-gjirokaster-arrestohet-autori"

Vrasja në Gjirokastër, arrestohet autori

Gazeta Express

06/08/2020 8:57

Kapet nga policia autori i vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraci!

Në pranga ka rënë Mihal Thimjo nga Derviçani, i cili është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën nacionale me automjetin e tij.

Lexo Edhe:

Për arrestimin e tij janë angazhuar 50 forca policore, në një operacion që zgjati 6 orë. Shkak i kësaj vrasje ka qenë një sherr i çastit mes që ka përfunduar në mënyrë tragjike, ku mësohet se 33-vjeçari Mihal Thimjo e ka goditur viktimën me sende të forta dhe më pas e la të vdekur në vend në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Referuar burimeve zyrtare, 33-vjeçari pas vrasjes ka shkuar në banesë, ka ndërruar rrobat me të cilin ka kryer krimin, ka marrë makinën dhe është nisur për rrugë, në destinacion që nuk dihet. Në ato momente është ndaluar nga policia, ku më pas është arrestuar me akuzën për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Njoftimi i policisë
Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në datën 05.08.2020, në aksin rrugor Poliçan-Suhë, ku u gjet i pajetë 57-vjeçari G. S. Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes.

Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin Poliçan-Suhë ishte gjetur i pajetë shtetasi G. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit. Rreth 50 forca policore, pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrolleve në disa ambiente dhe banesa të dyshuara dhe falë përdorimit të metodave proaktive, bënë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit, kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Th., 33 vjeç, banues në Dervician, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Humelicë, Gjirokastër, duke i shkaktuar vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.