Vrasja në Fier të Shqipërisë, vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri ia mbajti duart teksa ajo e mbyste me tel - Gazeta Express
string(120) "vrasja-ne-fier-te-shqiperise-vajza-e-goditi-te-atin-ne-pjeset-intime-i-dashuri-ia-mbajti-duart-teksa-ajo-e-mbyste-me-tel"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 12:01

Vrasja në Fier të Shqipërisë, vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri ia mbajti duart teksa ajo e mbyste me tel

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 12:01

Janë zbardhur detaje të reja për vrasjen makabër ndodhur në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka mësuar të gjithë dinamikën e vrasjes ndodhur në banesën e viktimës.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.