Vrasja në Drenas, kërkohet suspendimi i dy policëve, IPK: Treguan neglizhencë në kryerjen e detyrës zyrtare - Gazeta Express
string(104) "vrasja-ne-drenas-kerkohet-suspendimi-i-dy-policeve-ipk-treguan-neglizhence-ne-kryerjen-e-detyres-zyrtare"

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 13:27

Vrasja në Drenas, kërkohet suspendimi i dy policëve, IPK: Treguan neglizhencë në kryerjen e detyrës zyrtare

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 13:27

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Drenas.

Ata dyshohet se kanë treguar neglizhencë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me vrasjen e djeshme në Fushticë të Drenasit.

“Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me një vrasje që është raportuar dje në orët e pasdites në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit. Bazuar në hetimet fillestare dhe në autorizimet ligjore të IPK-së, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë , është rekomanduar suspendimi i zyrtarëve në fjalë.”