string(58) "vrasja-e-vellezerve-haxhia-deshmia-e-erion-alibejt-ne-gjyq"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 13:20

Vrasja e vëllezërve Haxhia, dëshmia e Erion Alibejt në gjyq

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 13:20

Në seancën e radhës të procesit “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej vijoi me dëshmitë për aktivitetin kriminal.

Ai pranoi se kishte paguar 100 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe kishte blerë armë nga një person i njohur si “Hoxha”, me çmime që varionin nga 500 deri në 3500 euro.

Kontaktet me “Hoxhën” i kishte ndërmjetësuar Sander Baho.

Alibej tregoi se pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, kishte qenë në kontakte të rregullta me Nuredin Dumanin, me të cilin diskutonte për aktivitetet e Talo Çelës dhe objektiva të mundshëm si Altin Ndoci. Ai përmendi edhe Henrik Hoxhën, të cilin nuk e njihte personalisht, por dinte që i referoheshin me pseudonimet “Kusho” dhe “Nipi”.

Sipas dëshmisë, Alibej kishte siguruar një makinë Toyota të vjedhur në Shijak dhe së bashku me armë ia kishte dorëzuar Dumanit në Rrogozhinë, ku ishte i pranishëm edhe Klevis Alla. Për të fituar besimin e Dumanit, ai i kishte dërguar më pas edhe 150 mijë euro të tjera.

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej pohoi se i kishte dhënë Dumanit dy kallashnikovë dhe një pistoletë. Plani kishte qenë të vriteshin Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia, por përfundimisht u vra edhe Viktor Haxhia, i cili ndodhej rastësisht në makinë. Ai sqaroi se autorët nuk e kishin ditur që viktima ishte Viktor, pasi mendonin se në makinë ishte Altin Ndoci, i cili kishte zbritur më parë.

Dëshmia e Alibej: Per Dorjan Shkozen kam paguar 100 mije euro, nga hoxha jan bler disa arme, varionin cmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhen” i kishte Sander Baho. Me nuredin dumanin jam takuar pas vrasjes se vellezerve Haxhia. Por me nuredinin isha ne kontakt te vazhdueshem, Henrik Hoxhen se njifja vetem kam degjuar qe kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” qe i drejtohej Klevis Allës. Me Nuredinin flisja per Talo Çelën qe pas vrasjes se Dorjan Shkozes do u bente i gjalle apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin per Altin Ndocin, ky shkonte shpesh ne durres tek vellezerit Haxhia. Klevis Alla kishte pa nje dit Talon tek shpia e vellezerve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.

Nuredini eshte angazhu me qen i pergatit me “cunat e fush-krujes”, por emrat e tyre si dija. Ne sky eç me shkuan plarent dervishi, kam pas kontakt me te, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”. Platenti me tha “mbohet qefi qe e ke gjet talo celen”, un u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova qe platenti kishte shum muabet me Festim Qolin. Kishim nje makin tojota te vjedhur qe e kisha ble ne shijak, ja dhash nuredinit dhe armet qe ai donte, ja dhash tek pazari i rrogozhines, ishte me klevis allen kur e mori, me pas nuredini kerkoji dhe 50 mije euro, ja cova me nje mikun tim dhe i cova 150 mije per te vijuar. Kete e bera qe dhe nuredini te shikonte qe un kisha lek dhe te kishte besim.

Per vrasjen e vellezerve Haxhia i kam dhene Nuredinit 2 kallash dhe 1 pistolete mesa kujtoj, ca me kerkonte ja jepja. Armet ja dhash bashk me makinen, plani ishte per te vrare Altin Ndocin dhe Besmir Haxhine, jo Viktorin. Doli shpejt ne tv lajmi qe e mora vesh, edhe ne lajme qe u gjet e braktisur tojota, i thash nuredinit pse shenja gjaku ne makine, me tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat esht lendu me kemb “kusho”. Pastaj u shoqeru “nipi” ne polici dhe nuredini mtha “mduket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte mar vesh nga komshijte, nga “miri pojes” qe nuredini e kishte mik.