Vrasja e teknikut Indrit Çela për një kondicioner, lirohet nga burgu Albano Kusi - Gazeta Express
string(79) "vrasja-e-teknikut-indrit-cela-per-nje-kondicioner-lirohet-nga-burgu-albano-kusi"

Vrasja e teknikut Indrit Çela për një kondicioner, lirohet nga burgu Albano Kusi

Gazeta Express

07/04/2020 15:41

Lirohet nga burgu Albano Kusi, vëllai i Griseldo Kusit, të dy të përfshirë në vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çela në gusht të 2019-ës.

Albani Kusi ka lënë qelinë për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19.

Lexo Edhe:

Albano Kusi akuzohej për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” por tanimë do të jetë në “arrest shtëpie” ndërsa vëllai i tij Griseldo Kusi vazhdon të jetë në qeli, raporton Newsbomb.

Kujtojmë që disa ditë më parë, 600 të burgosur kanë përfituar nga akti normativ i nxjerrë nga qeveria për t’u karantinuar në shtëpi, por nëse konstatohen në shkelje të rregullave kundër Covid-19 do t’u shtohet dënimi.

VRASJA e Indrit Çelës në 22 gusht të 2019-ës.

26-vjeçari nga Mallakastra punonte si teknik kondicionerësh në Tiranë. Ai kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionimit. Por pas një konflikti banal për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Së bashku me vëllain, Albanon dhe dy shokë, ata u munduan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen e rëndë.