Zbardhet dëshmia që ka dhënë në polici, Saimir Shera, njëri nga vëllezërit e arrestuar për vrasjen e taksistit 71 vjeçar, Abdulla Budlla, me të cilin dyshohet se ka pasur një lidhje intime nëna e tyre.
Sipas “BalkanWeb” Saimiri ka deklaruar në polici se nuk kishte duruar dot faktin, që ky i fundit kishte nisur t’i ngacmonte edhe motrën.
“Vrasjen e bëra unë. Vëllai më ndihmoi vetëm me transportin. Nuk mund të duroja më. Gjithë fshati e dinte për lidhjen e nënës sime me Avdullain. Prej vitesh fjalët qarkullonin në fshat. Kam ikur nga Shqipëria prej fjalëve. Kur u ktheva u zhvendosa në një shtëpi më vete. Pak ditë më parë mora vesh që Avdullai kishte ngacmuar dhe motrën dhe nuk durova më.
Mora kallashnikovin që e kisha të fshehur që në 1997, njoftova vëllain të vinte me makinë dhe sapo e pashë Abdullain tek vendqëndrimi i taksive tek Lapidari e qëllova. Pas krimit u largova në Fushë Krujë. Rrugës pashë një kamion me skrap dhe e hodha armën aty”,- ka thënë ai.
vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera u arrestuan një ditë më parë. Ata kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë. Dy vëllezërit kanë deklaruar në polici se janë përpjekur të zgjidhnin konfliktin me Budllën, duke folur me të.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...