Vrasja e shkodranit, dyshohet se 27- vjeçari u ekzekutua për gjakmarrje - Gazeta Express
string(69) "vrasja-e-shkodranit-dyshohet-se-27-vjecari-u-ekzekutua-per-gjakmarrje"

Gazeta Express

09/08/2020 10:03

Vrasja e shkodranit, dyshohet se 27- vjeçari u ekzekutua për gjakmarrje

Gazeta Express

09/08/2020 10:03

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në bashkinë e Veut të Dejës, ku 27-vjeçari Gjin Ndoji ose Boriçi u gjet i vrarë në rrugë me një plumb në kokë.

Sipas “News24” dyshohet se ai është ekzekutuar për gjakmarrje, pasi viktima rezulton me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Lexo Edhe:

Trupi i të riut nga Shkodra u gjet pak metra larg mjetit të tij, tip “BMW”, që e kishte marrë me qira para disa ditësh.

Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori, apo autorët.

Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për ngjarjen.