Vrasja e Renis Dobrës, vihen në pranga dy autorët, në kërkim dy të tjerë - Gazeta Express
string(70) "vrasja-e-renis-dobres-vihen-ne-pranga-dy-autoret-ne-kerkim-dy-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 8:21

Vrasja e Renis Dobrës, vihen në pranga dy autorët, në kërkim dy të tjerë

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 8:21

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, janë tre vëllezërit që dyshohet si autorë të vrasjes së 22-vjeçarit Renis Dobra, trupi i pajetë i të cilit u gjet pranë Liqenit të Shkopetit.

Fatjon Bushgjoka raportohet se është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër së bashku me Petrit Çakrri, po ashtu i dyshuar si autor i vrasjes.

Ndërkohë dy vëllezërit e tij, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.