Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve - Gazeta Express
string(67) "vrasja-e-renis-dobres-shoqerohet-edhe-e-dashura-e-nje-prej-autoreve"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 11:22

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 11:22

Dy autorët të vrasjes së të riut Renis Dobrës në Shqipëri janë arrestuar nga policia disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Mësohet se gjithashtu është shoqëruar në polici e dashura e një prej autorëve të arrestuar.

Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës. Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë. Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij.

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka.