Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se po ndërmerren veprime hetimore intensive për zbardhjen e plotë të rastit të vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan.
“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se me datë 04.05.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e prokurorisë themelore në Prishtinë në bashkëpunim me policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plot të rrethanave të rastit. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë.”
Në raportin 24 orësh, Policia ka thënë se i ndjeri është gjetur i varrosur në një arë në Baicë të Lipjanit.
Po ashtu policia bën të ditur se për rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.
“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaExpress/
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...