Vrasja e Qerim Kelmendit, reagojnë veteranët - Gazeta Express
string(43) "vrasja-e-qerim-kelmendit-reagojne-veteranet"

Gazeta Express

27/02/2020 10:22

Vrasja e Qerim Kelmendit, reagojnë veteranët

Gazeta Express

27/02/2020 10:22

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas vrasjes së Qerim Kelmendit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

OVL-UÇK kanë kërkuar që të zbulohet ky krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

Lexo Edhe:

“Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për Ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, dyshohet se u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.