Vrasja e Pjerin Xhuvanit, thirren 15 dëshmitarë në gjyqin ndaj Paplekajt, dy prej tyre paraqiten - Gazeta Express
string(94) "vrasja-e-pjerin-xhuvanit-thirren-15-deshmitare-ne-gjyqin-ndaj-paplekajt-dy-prej-tyre-paraqiten"

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2023 11:00

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, thirren 15 dëshmitarë në gjyqin ndaj Paplekajt, dy prej tyre paraqiten

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2023 11:00

Diten e sotme po mbahet seanca ndaj Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Nderkohe në seancë u thirrën 15 dëshmitarë, 2 prej të cilëve u paraqitën, njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë vendit.

Lexo Edhe:

Mësohet se në seancë, e cila ka nisur prej orës 09:30, është gjithashtu i pranishëm i akuzuari Arber Paplekaj i cili u dërgua nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Elbasanit. Në listën e dëshmitarëve janë edhe dy ish -zyrtarët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Kujtojmë që Paplekaj ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës. Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën disa të tjerë.

/Gazeta Express