Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata e Elbasanit merr vendim për dosjen e Arbër Paplekajt - Gazeta Express
string(85) "vrasja-e-pjerin-xhuvanit-gjykata-e-elbasanit-merr-vendim-per-dosjen-e-arber-paplekajt"

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata e Elbasanit merr vendim për dosjen e Arbër Paplekajt

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 15:14

Gjykata e Elbasanit vendos dërgimin për gjykim te çështjes ndaj Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasje ne rrethana cilësuese të Pjerin Xhuvanit, i cili mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, gjatë zgjedhjeve të 25 prillit të 2021.

Gjykata la sot në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Paplekajn dhe “arrest shtepie” për dy ish nëndrejtorët e policisë, Niko Palla dhe Albert Nushi.

Lexo Edhe:

Kjo ishte seanca e shtatë gjyqësore që zhvillohej për Paplekajn, për të vendosur nëse çështja ndaj tij do të gjykohej nga themeli apo me procedurë të zakonshme. Paplekaj do gjykohet në arrest me burg. Edhe sot ai nuk ishte në seancën gjyqësore. /Gazeta Express