Vrasja e Liridona Ademajt, me duar të lidhura Naim Murseli paraqitet në gjykatore - Gazeta Express
string(80) "vrasja-e-liridona-ademajt-me-duar-te-lidhura-naim-murseli-paraqitet-ne-gjykatore"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 9:29

Vrasja e Liridona Ademajt, me duar të lidhura Naim Murseli paraqitet në gjykatore

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 9:29

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar vazhdimi i gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në sallën e gjyqit është paraqitur edhe Naim Murseli i cili akuzohet se organizoi vrasjen e gruas së tij në sy të fëmijëve.

Në seancë do të dëgjohen dëshmitë e ekspertëve të  psikiatrisë.

Murseli akuzohet se kishte ofruar 30 mijë euro të akuzuarit tjetër, Granit Plavës për ta vrarë Liridona Ademajn.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.