Vrasja e ligjvënëses së Minisotas, Trump: Dhuna e tillë s’do tolerohet, FBI po heton rastin - Gazeta Express
string(87) "vrasja-e-ligjveneses-se-minisotas-trump-dhuna-e-tille-sdo-tolerohet-fbi-po-heton-rastin"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 19:31

Vrasja e ligjvënëses së Minisotas, Trump: Dhuna e tillë s’do tolerohet, FBI po heton rastin

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 19:31

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me vrasjen e ligjvënëses së shtetit të Minnesotas Melissa Hortman, dhe bashkëshortit i saj, duke thënë se diçka e tillë nuk do të tolerohet.

Trump, ka njoftuar po ashtu edhe se Prokurorja e Përgjithshme dhe FBI-ja janë duke e hetuar rastin dhe se ata do të do të ndjekin penalisht çdo person të përfshirë deri në masën më të madhe të ligjit.

‘‘Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket se janë një sulm i qëllimshëm ndaj ligjvënësve shtetërorë. Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht çdo person të përfshirë deri në masën më të madhe të ligjit. Një dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti bekoftë popullin e mrekullueshëm të Minnesotës, një vend vërtet i madh!’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress