Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se në këtë ditë të trishtë duhet të kërkohet drejtësi për viktimën. Në një postim në Facebook, Muhaxheri ka ngushëlluar familjen e të ndjerës, ndërsa ka shtuar se dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe se është përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur.
Postimi i plotë:
Ditë e trishtë sot.
Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë.
Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur.
Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gj.U, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...