Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, në pranga edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit - Gazeta Express
string(81) "vrasja-e-gjyqtarit-ne-tirane-ne-pranga-edhe-roja-i-sigurise-se-gjykates-se-apelit"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 8:58

Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, në pranga edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 8:58

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë në Tiranë, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore. Autori i dyshuar i krimit është identifikuar si 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili qëlloi tre herë drejt gjyqtarit pas shpalljes së një vendimi gjyqësor që nuk favorizonte xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Elvis Shkambi, që ndodhej në sallë si spektator i seancës, kishte me vete armë zjarri dhe e përdori menjëherë pas shpalljes së vendimit. Ai qëlloi gjithashtu edhe drejt palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Menjëherë pas ngjarjes, autori doli te dera e gjykatës dhe iu dorëzua policisë, duke pranuar autorësinë e vrasjes. Bashkë me të, u arrestuan edhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi, si dhe roja i sigurisë së gjykatës, pjesë e administratës, për neglizhencë në detyrë.