Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, avokati i autorit: Familja e tij e "mbytur" në borxhe prej gjyqeve ndër vite - Gazeta Express
string(102) "vrasja-e-gjyqtarit-ne-tirane-avokati-i-autorit-familja-e-tij-e-zhytur-ne-borxhe-prej-gjyqeve-nder-vite"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 11:19

Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, avokati i autorit: Familja e tij e “mbytur” në borxhe prej gjyqeve ndër vite

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 11:19

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë. Mes tyre është edhe Elvis Shkambi, autori i krimit.

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Shkambit deklaroi se arma e përdorur gjatë ngjarjes ishte pa leje dhe se klienti i tij ndodhej nën një gjendje të rënduar emocionale në momentin e ngjarjes. Më tej, ai theksoi borxhet e krijuara ndër vite për shkak të gjyqeve dhe presionin psikologjik që, sipas tij, kanë ndikuar te i pandehuri.

Kishte disa vite që mbante armë me vete për shkak të punës, ka punuar në disa institucione sigurie. Kjo familje ka vuajtur shumë në këtë proces ka hyrë në shumë borxhe. Ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike. Arma ka qenë pa leje”, deklaruar avokati i autorit.