Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Prokurori i Përgjithshëm: Cënim thelbësor i shtetit ligjor - Gazeta Express
string(83) "vrasja-e-gjyqtarit-kalaja-prokurori-i-pergjithshem-cenim-thelbesor-i-shtetit-ligjor"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 8:30

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Prokurori i Përgjithshëm: Cënim thelbësor i shtetit ligjor

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 8:30

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Prokurori Çela e cilëson këtë ngjarje si shumë të rëndë, jo vetëm për pasojat njerëzore, por edhe për cënimin e thelbshëm të funksionimit të shtetit ligjor dhe të institucioneve të drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor.

Prokurori i Përgjithshmëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.

Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.