Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kolegu i tij: Ka pasur kërcënime dhe presione, ka ardhur koha për një analizë të thellë - Gazeta Express
string(118) "vrasja-e-gjyqtarit-astrit-kalaja-kolegu-i-tij-ka-pasur-kercenime-dhe-presione-ka-ardhur-koha-per-nje-analize-te-thelle"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 12:49

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kolegu i tij: Ka pasur kërcënime dhe presione, ka ardhur koha për një analizë të thellë

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 12:49

Pas zhvillimit të një mbledhjeje urgjente me drejtues të sistemit gjyqësor dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, ka dhënë një deklaratë lidhur me situatën alarmante të sigurisë në të cilën po funksionon sistemi gjyqësor në vend.

Gjyqtari Simoni theksoi se do të merret një vendim konkret për t’u adresuar autoriteteve përgjegjëse, me qëllim garantimin e kushteve të nevojshme të sigurisë për gjykatat dhe trupën gjykuese.

“Gjykatat duhet të punojnë në kushte sigurie. Nuk mund të shtyhet më në këto kushte. Ju i dini informacionet. Ka pasur kërcënime dhe presione edhe më parë, por jo kaq ngjarje të rënda,” deklaroi Simoni.

Sandër Simoni: U dhanë mendimet e gjyqtarëve të gjykatës së lartë dhe drejtuesve në lidhje me  kushtet e sigurisë.

Do marrim një vendim në lidhje me kërkesat që kemi për autoritetet përgjegjëse.

Gjykata të punojnë në kushte sigurie, nuk mund të shtyhet më në këto kushte.