Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ftohen në mbledhje të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë - Gazeta Express
string(84) "vrasja-e-gjyqtarit-astrit-kalaja-ftohen-ne-mbledhje-te-gjithe-gjyqtaret-e-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 17:27

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ftohen në mbledhje të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 17:27

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të hënë ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë ka njoftuar zhvillimin e një mbledhjeje me të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja do të mbahet ditën e enjte, më 9 tetor 2025, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe synon të adresojë çështje që lidhen me sigurinë dhe ushtrimin e funksionit gjyqësor në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja është thirrur me dakordësinë e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe në konsultim me përfaqësuesit e gjykatave të tjera, ndërsa nënvizohet se trupa gjyqësore mbetet e angazhuar në mbrojtje të pavarësisë së sistemit të drejtësisë./Euronews.al/