Vrasja e gjykatësit, Berisha: Rama anuloi vendimin, që ngarkonte policinë të mbrojë gjykatat - Gazeta Express
string(89) "vrasja-e-gjykatesit-berisha-rama-anuloi-vendimin-qe-ngarkonte-policine-te-mbroje-gjykatat"

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2025 14:48

Vrasja e gjykatësit, Berisha: Rama anuloi vendimin, që ngarkonte policinë të mbrojë gjykatat

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2025 14:48

Në një deklaratë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për “çmontimin e sigurisë së drejtësisë në vend”.

Berisha deklaroi se ngjarja tragjike ishte pasojë direkte e kthimit të Shqipërisë në atë që ai e quan “narko-shtet”, duke theksuar se vrasja e një gjyqtari në sallën e gjyqit nuk mund të ndodhte në një shtet normal.

“Gjyqtari nuk do vritej, nëse nuk do ishim narko-shtet”, tha Berisha, duke shtuar se “ndaj gjyqtarit u qëllua me armë zjarri, sikur të ishte në një kafene apo shesh publik, e jo në një sallë gjyqi, që është vend, i cili duhet konsideruar i shenjtë”.

Sipas Berishës, fajtor për mungesën e sigurisë është qeveria aktuale dhe personalisht kryeministri Edi Rama, të cilin e akuzoi për anulimin e një vendimi të mëparshëm të qeverisë, që parashikonte përfshirjen e Policisë së Shtetit në mbrojtjen e institucioneve gjyqësore.

“Edi Rama ka anuluar një vendim të qeverisë së mëparshme, që ngarkonte Policinë e Shtetit me përgjegjësinë për sigurinë e gjykatave”, – u shpreh Berisha.

Ai kujtoi se ky vendim ishte në fuqi nga data 28 prill 2010, dhe se për një dekadë kishte funksionuar normalisht, deri në ndërhyrjen e Ramës në vitin 2020.

“Ligji ka qenë më 28.04.2010, që thotë se siguria i takon Policisë së Shtetit dhe Edi Rama e kalon sigurinë tek privati, tek leku, e më 2020 ia heq sigurinë gjykatës. Ndaj Koçiu thoshte se policia nuk ka përgjegjësi”, – tha lideri i opozitës.

Berisha shtoi se me këtë veprim, Rama i hoqi gjykatave mbrojtjen e garantuar nga shteti dhe la të pambrojtur trupën gjyqësore.

“Rama anuloi vendimin që ngarkonte Policinë për mbrojtje të gjykatave”, – theksoi ai.