Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, 42-vjeçarin e akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti.
Gjatë seancës gjyqësore, Plaku ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje, duke deklaruar se lidhja e tij e vetme me hetimin është një automjet Golf, që kishte përdorur dhjetë ditë para krimit. “Nuk kam lidhje me ngjarjen,” tha ai para trupit gjykues.
Plaku u arrestua pak ditë më parë në një hotel në Orikum, ku ishte fshehur prej disa kohësh. Gjatë kontrollit, policia i gjeti 25 mijë euro cash, shtatë celularë dhe dy armë zjarri.
Më herët, autoritetet kanë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë që dyshohet se e ndihmuan në arratisje: Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj.
Gentian Bejtja, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani, u ekzekutua me mbi 30 plumba më 15 mars, brenda serës në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk, Fushë-Krujë.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...