Gjykata e Apelit ka lënë në fuqmasën “arrest shtëpiak” për autorin e dyshuar dhe një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së të miturit, Fation Bici në Gramsh.
Ndërkohë, babi i viktimës ka reaguar pas vendimit të apelit, duke e konsideruar një padrejtësi.
Bici u vra me thikë më 16 maj 2023 vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e dyshuar rreth moshës 15-16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.