string(81) "vrasja-e-ermir-dedjas-ne-durres-shkon-ne-5-numri-i-personave-te-perfshire-ne-krim"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 10:24

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, shkon në 5 numri i personave të përfshirë në krim

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 10:24

Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri më shumë se dy javë më parë në Durrës, ndërsa janë zbardhur detaje të reja lidhur me krimin. Sipas informacioneve zyrtare, ka shkuar në 5 numri i personave të përfshirë në ngjarje, ku dy prej tyre janë arrestuar.

Në pranga janë vënë Erion Ndoni dhe Klodian Berisha. Këta dy persona kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Automjeti i dytë është sekuestruar nga policia.

Në kërkim për vrasjen e 29-vjeçarit, është shpallur, Xhuljano Dyrmishi i cili akuzohet për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Ndërkohë dy ditë pas ngjarjes, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 2 shtetas të tjerë, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje. Policia njofton se të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit dhe po punohet me autoritetet partnere për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 29-vjeçarit, në lagjen nr.18, Durrës.

Shkon në 5 numri i shtetasve të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit.

-Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Policia gjen dhe sekuestron automjetin tjetër.

-Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.

2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 2 shtetas të tjerë, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Në vijim të veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit E. D., 2 javë më parë, në lagjen nr.18, në Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi:

-u ndaluan shtetasit E. N., 36 vjeç, banues në fshatin Shkallnur dhe K. B., 35 vjeç, banues në Durres, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;

-u shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kane kontrabanduar në Shqipëri, 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së shtetasit E. D.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat”, i cili ishte kontrabanduar me qëllim për t’u përdorur për një ngjarje tjetër kriminale.

Në kuadër të hetimeve, 2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasin shqiptar E. N., 44 vjeç, banues në fshatin Rrashbull dhe shtetasin maroken M. D., 46 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit. Vijon puna në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

29-vjeçari u ekzekutua në orët e para të 20 majit në lagjen 18 në Durrës. Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. 10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë.

aaaaa